SHPËRNDAJE

Shumë çudi po më duken këto reagimet e LDK-së dhe PDK-së. Këto reagime i kisha quajtur “Hajni e njeh hajnin”, sepse as njëri nga këto subjekte politike, nuk po mundohet që sado pak të kontribuoj për të mirën e vendit. Madje as nuk bashkëpunojnë kur u kërkohet bashkëpunim nga liderët e tjerë.

Kur është fjala se cili nga këto dy subjekte politike ka pësuar humbje dhe e ka humbur respektin dhe besimin e qytetarëve, s’ka dyshim se është LDK-ja. Ky subjekt politik i cili kishte pothuajse numrin më të madh të votuesve tanimë është përgjysmuar.

Ky fakt tregon se LDK-së po i vije fundi por po “mbijeton”, me sulme dhe me tërheqje taktike, që po i bënë karshi liderëve dhe subjekteve tjera politike, sa herë që bëhet fjalë për vendime të mëdha.

Manipulimet dhe tradhtitë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dallojnë shumë me atë të Partisë Demokratike të Kosovës.

-E para, është e prirë ti ndërroj mendimet dhe marrëveshjet brenda natës….dhe shtiren se nuk ka ndodhur asgjë!

-Ndërkaq, e dyta nuk e ka aspak problem që ta tradhtojnë njëri tjetrin, kur janë në pyetje interesat personale, siç vepron edhe Presidenti Thaçi!

Është koha ti ndalim këto maskarallëqe dhe të mendojmë për të mirën e vendit. Ata që u flijuan nuk derdhën gjak që të kemi hasmëri mes vete, por të bashkohemi dhe të frymojmë të lirshëm.