SHPËRNDAJE

Sipas mendimit tim vendimi i qeveris Haradinaj, lidhur me mbështetjen e produkteve vendore dhe vënia e taksës për mallrat e importuara, është  më shumë se një vendim, sepse kjo është njëra nga format më të mira për ta forcuar zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të atyre bizneseve të mesme dhe të mëdha, të cilat për vite me radhë kanë punësuar mijëra qytetar.

Vendimet e mëdha siç është ky i prodhimeve vendore, përveç se shkon në të mirën e vendit dhe bizneseve të shumta është edhe një pasqyrë e mirë e cila tregon se kryeministri, nuk e ka asnjë interes personal me shtetin serb dhe me bizneset e tyre, siç kanë disa prej politikanëve tanë.

Puna dhe përkushtimi i kryeministrit Haradinaj, për shtet formimin e Kosovës shpesh herë është bërë asgjë dhe nuk është vlerësuar ashtu siç duhet, por me kalimin e kohës është dëshmuar se politika e tij dallon shumë nga udhëheqësit e mëparshëm, të cilët punë primare i kanë pasur interesat e tyre personale dhe kohën e lirë ja kanë kushtuar vendit dhe qytetarëve të tij.

Kosova është me fat që ka një politikan të tillë, i cili asnjëherë interesat personale nuk i vë para interesave të shetit dhe popullit të tij të stërvuajtur.