SHPËRNDAJE

Boksieri, aktori dhe biznesmeni i mirënjohur shqiptar i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Granit Shala, njëherësh kandidat për deputet në kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-PDS, ka vlerësua se shqiptarët e diasporës në kuptimin politik ishin faktorë i rëndësishëm para dhe gjatë luftës në Kosovë.

Ai, gjithashtu tha se njëra nga arsyet kryesore që e kanë shtyrë të kandidoi në zgjedhjet e 6 tetorit është se zëri i diasporës nuk është dëgjuar aq sa duhet edhe përkundër ndihmës së parezervë që po e bëjmë për vite me radhë.

“Jemi dëshmitar të kohës se shqiptarët e diasporës në kuptimin politik ishin faktorë i rëndësishëm para dhe gjatë luftës në Kosovë. Për këtë arsye mendoj se diasporës duhet t’i rezervohen ulëse në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të ketë një përfaqësim sa më të mirë politik për qytetarët të cilët jetojnë jashtë vendit.

Ne si diasporë asaj bote kishim organizuar qindra demonstrata në vende të ndryshme të botës kundër dhunës së pushtetit serb në Kosovë, por pas pavarësisë së Kosovës zëri i ynë nuk është dëgjuar aq sa duhet në vendin e tyre edhe përkundër ndihmës së parezervë që po e bëjmë për vite me radhë”, tha kandidati Shala, i cili shton se ka ardhur koha që edhe zëri i diasporës të dëgjohet dhe që bashkërisht të punojmë për të mirën e vendit, sepse siç tha ai, këtë mund ta bëjë vetëm kryeministri Haradinaj.