SHPËRNDAJE

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Granit Shala, ka folur pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai ka theksuar se pavarësisht rezultatit zgjedhor, do t’i qendroj besnik liderit te Aleancës, Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Duke e marrë parasysh rezultatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe rezultatin tim personal si kandidat për deputet në kuvendin e Kosovës, kam pranuar shumë mesazhe nga një numër i madh qytetarësh, duke mos i përjashtuar këtu edhe kolegët e mijë politikan.

“A do të vazhdosh edhe më tej të merresh me politikë. A je ende pjesë e Aleancës pasi nuk i ka fituar zgjedhjet. A po vjen në parti te na sepse të ofrojmë mundësi dhe kushte të mira”, etj etj …ishin disa prej pyetjeve te cillat mu janë parashtruar pothuajse vazhdimisht.

Dua të ju bëjë me dije se karrierën time politike nuk e kam filluar dje dhe se nuk jam i gatshëm të bëjë pazare politike sikurse jeni mësuar të shihni. Politikës nuk iu futa të bëjë emër e as ta ndyj atë. Jam mirë këtu ku jam!!!

Ka shumë arsye se pse ja pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe përkrah njeriut i cili pa kushte i ka përkrahur idetë dhe qëllimet e mija.

Dy ndër arsyet kryesore janë:

-Të jem zëri i diasporës në kuvendin e Kosovës
-Të jem urë-lidhëse e Luginës së Preshevës me Kosovën

Prandaj, pavarësisht rrethanave dhe rezultateve të këtyre zgjedhjeve unë do t’i qëndroj besnik liderit Ramush Haradinaj.
Me Respekt
Granit shala