SHPËRNDAJE

Antari i AAK-së Granit Shala përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në facebook ka thënë se Shqipëria është e njëjtë sikurse Kosova për mua dhe se uron që zgjedhjet që do të mbahen me 25 qershor të jenë të lira dhe demokratike njësoj sikur në Kosovë ka shkruar Shala.

Më poshtë postimi i tij i plotë.

Zgjedhjet në Shqipëri

Po i ndëgjoj disa zëra nga partit politike në Kosovë, në mesin e tyre edhe Isa mustafa se asnjë shtet nuk ka të drejtë të përzihet në zgjedhjet në Kosovë, sipas disa politikanëvë politika duhet të jëtë e njëjtë edhe me Shqipërin sikurse shtetin fqinj Serbinë. Pra sipas mendimit tim personal është e turpshme të krahasosh politikën të  njejtë si me Shqipërin ashtu edhe me Serbinë. Mua personalisht më intersonë shum se kush e udhëheqë shëiperin mbasi për popullin e Kosovës, Shqipëria është shteti amë. Dhe Shqiperia është shteti i vetëm ku edhe me kushtetutë i mbron interesat e shqiptarve në botë. Nje politik ndryshe me Shipërinë do ishte vdekje për Kosovën një mendim se Shqipëria qenka sikurse Serbia është një mendim antikombëtar, pra jam i lumtur se Shqipëria  përcjellë për  së afërmi poltikën dhe zgjedhjet në Kosovë e edhe unë do ti përcjelli për së afërmi në Shqipëri sepse është e njejtë si Kosova për mua. Uroj që me 25 do  të jenë zgjedhjet  të lira dhe demokratike në Shqipëri: Kosova i ka sytë kah Tirana
Me Respekt
G. Shala