SHPËRNDAJE

Agim Bahtiri në një intervistë për Arbresh.info ka thënë kanë pasur disa parregullsi në procesin zgjedhor.

“Kemi pasur disa probleme por unë si kryetar i komunës jam i përkushtuar që procesi të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kam dnërmarr masat për këtë. Kemi pasur disa probleme për arsye që PDK me njerëzit e vet që i ka janë duke u shëtitur rreth shkollave të mëdha në Mitrovicë. Unë e  kam njoftuar edhe komandantin e policisë edhe atë regjional edhe lokal por edhe kryenimistrin e vendit dhe ministrit”, ka thënë ai.

Bahtiri ka bërë apel policicë që të jetë më aktive.

“Të mos vijë deri tek përplasja e subjekteve politike dhe policia të jetë në krye të detyrës që procesi zgjedhor të shkojë si duhet. Në këtë do të jem i përkushtuar që të qoj këtë mesazh tek qytetarët që të mos frikësohen nga askush dhe edhe me provokimet që mund të ndodhin të jemi të vetëdijshëm se vota është e shenjtë”, ka thënë ai.

Kreu i Mitrovicës tha se jashtë janë grumbulluar njerëz me të kalaur kriminale.

“Ata i frikësojnë qytetarët dhe duan ti blejnë votat. Për këtë kam lajmëruar policinë dhe shpresojq ë ata do të normalizojnë gjendjen që qytetarët të jenë të lirë. Jam duke e përcjellur gjendjen dhe janë duke më raportuar edhe partitë politike për ndonjë problem. Ndërsa deri më tani kanë dal në zgjedhje rreth 21 mijë qytetarë deri para gjysmë ore që është më i madh se 2014. Shpresojmë që do të kalojmë 30%”, ka thënë ai.