SHPËRNDAJE

Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se nuk kanë informata për të konfirmuar apo përgënjeshtruar njoftimet se është vrarë nga një goditje ajrore udhëheqësi i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.

Ekspertë të pavarur kanë vënë në pikëpyetje njoftimet që janë përhapur me shpejtësi lidhur me vrasjen e al-Bagdadit, sipas të cilave vrasja u njoftua të shtunën në televizionin shtetëror sirian.

Por BBC-ja tha të dielën se nuk kishte pasur njoftime për vrasjen as nga televizioni shtetëror sirian, as nga agjencia siriane e lajmeve, SANA.

Një zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes tha për Zërin e Amerikës se kishte kishte marrë pyetje për këtë njoftim por nuk kishte informacion për ta konfirmuar apo përgënjeshtruar vrasjen e al-Bagdadit. /voa/