SHPËRNDAJE
Ende nuk dihet motivi i sulmit i cili ka ndodhur në një shtëpi në qytetin Plano.

Policia neutralizoi sulmuesin i cili vrau të paktën shtatë persona dhe plagosi dy të tjerë në shtetin federal amerikan të Teksasit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmuesi hapi zjarr në një shtëpi në Plano, ndërsa u ekzekutua nga oficerët e policisë të cilët erdhën në vendngjarje.

Identiteti i sulmuesit dhe viktimave nuk u bënë të ditur, kurse poashtu as motivi i sulmit nuk dihet.