SHPËRNDAJE

Kjo video dramatike tregon momentin kur ushtarët serbë për pak kishin vrarë një shqiptar duke qëlluar në ajër, dhe ishin ushtarët gjermanë të KFOR-it ata që parandaluan konfliktin mes shqiptarëve dhe ushtarëve serbë, të cilët po tërhiqeshin nga qyteti i Prizrenit.

Ushtarët gjermanë ndërhynin dhe forcat serbe u tërhoqën në rrugë duke ecur prapa.

Banorët thanë se paraushtarakët serbë po digjnin dhe plaçkisnin shtëpi në një pjesë të qytetit para tërheqjes.

Këto video po lansohen së fundmi nga mediat e huaja, pasi për një kohë ishin ruajtur në arkivat e tyre.