SHPËRNDAJE

Shkencëtarët besojnë që bota është duke u përballur me një rrezik të pashmangshëm.

“Doomsday Clock” është ora që simbolizon afrimin e zhdukjes së botës dhe supozohet se ato parashikojnë edhe apokalipsin.

Mjerisht, lufta bërthamore është një rrezik real dhe i pranishëm. Tensionet mes Koresë së Veriut dhe fqinjëve të saj, por edhe më tej, duke përfshirë edhe SHBA-të, janë shumë të larta.

Sipas shkencëtarëve, në vitin 1953, kur Amerika prodhoi bombën e hidrogjenit, koha u vendos 2 minuta para mesnatës.

“Doomsday Clock” u krijua në vitin 1945 dhe sipas saj ata vlerësojnë rrezikun e fatkqesivë në çdo vit. Vlerësimi për vitin 2017 është më i keqi që nga viti 1953.

Që nga vitit 1947, shkencëtarët kanë lëshuar analiza mbi kërcënimet globale, gjithmonë duke llogaritur minutat deri në mesnatë.

Në lidhje me gjendjen aktuale, ata pohojnë : “Probabiliteti i katastrofës globale është shumë i lartë dhe veprimet e nevojshme për të zvogëluar rreziqet e katastrofës duhet të merren shumë shpejt”.

Të gjitha kërcënimet që i vijnë botës, kanë ndikim në kohën e orës. Kërcënimet mjedisore, ndryshimet klimatike dhe kontestet tjera globale.

Retorika e Donald Trump gjatë muajit të kaluar, i cili në thelb kërcënoi se do të sulmonte Korenë Veriore, i dha jehonë fjalimit të Harry Truman në Japoni, pasi SHBA-të hodhën bombën atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki.

Në Muzeun e Përkujtimit të Paqes në Hiroshima, është në tjetër orë. Ajo numëron numrin e ditëve që nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1945 dhe numëron ditët që nga koha e fundit që përdoret një armë bërthamore.

Pasi Koreja Veriore testoi një raketë, e cila kaloi mbi territorin japonez, njerëzit në Hiroshima ndanë kohën që numëronte ora në muze.

View image on Twitter