SHPËRNDAJE

Mosgjykimi në masë të mjaftueshme i krimeve të luftës në Kosovë, edhe sot 19 vite pas përfundimit të luftës paraqet sfidë për institucionet e drejtësisë kosovare, por edhe shihet si pengesë serioze në rrugëtimin e Kosovës drejtë konsolidimit të shtetësisë dhe drejtë integrimeve në BE.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovës viteve 1998-99, gjykatat hibride ndërkombëtare dhe vendore kanë qenë forma kryesore për hetimin e krimeve më të rënda dhe krimeve kundër njerëzimit në Kosovë, duke përfshirë Tribunalin e Hagës, Misioni I UNMIK-ut në Kosovë dhe së fundmi Misioni për sundimin e Ligjit i BE i njohur si Misioni I EULEX-it, që sapo e ka mbaruar mandatin në kuptim të hetimit dhe procedimit të rasteve të krimeve të luftës në Kosovë.

Është evidente së edhe përkundër gjithë këtyre perpjekjeve për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë, rezultate e ndëshkimit të kryesve të krimeve të luftës të kryera në Kosovë, sidomos të krimeve të kryera nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe, nuk i justifikojnë as për se afërmi pritjet e viktimave për hetimin e krimeve dhe gjykimin e personave që kanë kryer këto krime.

Vlenë për të theksuar së për rreth 24 vite të funksionimit të Tribunalit të Hagës, që ka pas jurisdiksion edh për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë, janë akuzuar vetëm 161 individ për krime lufte, kryesisht udhëheqës të nivelit të lartë shtetëror, ushtarak e policor të të gjitha vendeve të ish Jugosllavisë.

Për deri sa Tribunali I Hagës është marrë me procedimin e zyrtarëve të lartë shtetëror, ushtarak e policor, rastet e profilit të ulët nuk janë trajtuar fare nga ky Tribunal dhe ka hetimi ndhe gjykimi I krimeve të profilit të ulët kanë qenë në jurisdiksion të Misionit të UNMIK-ut në Kosovë deri në vitin 2008, e pastaj kompetencat për gjykimin e krimeve të luftës kanë kaluar në Misionin për sundimin e ligjit të BE në Kosovë, I njohur si EULEX.

Vlenë për të theksuar së gjatë viteve 1999 e deri në vitin 2017 të dy misionet ndërkombëtare të instaluara në Kosovë për forcimin e sundimit të ligjit, fillimisht UNMIK- u e pastaj edhe EULEX, kanë pasu jurisdiksion të plotë për gjykimin e kryesve të krimeve të luftës për krimet e kryera në Kosovë, mirëpo që të dy këto misione kanë gjykuar një numër fare simbolik të pjesëtarëve sërb të forcave policore, ushtarake e paramilitare që kanë kryer krime të luftës në Kosovë. Gjatë kohëzgjatjes së këtij Misioni janë përfunduar vetëm 40 raste të krimeve të luftës.

Nga viti 2008 UNMIK-u e ka ulur praninë e tij në hetimin dhe gjykimin e rasteve të krimeve të luftës duke e bartur këtë competence ke Misioni I EULEX-it.

Me këtë rast misionit të EULEX-it I janë dorëzuar 50 raste të krimeve të luftës të gatshme për ngritjen e aktakuzave dhe ka dorëzuar gjithashtu informata për mbi 1.100 vepra të dyshuara për krime të luftës dhe nga gjithë këto raste EULEX-I ka ndihmuar në gjykimin e gjithësejt 38 rasteve.

Gjithë ky aktivitet i këtyre dy misioneve ndërkombëtare në Kosovë, duke përfshirë edhe veprimtarinë e Tribunalit të Hagës që është marrë me gjykimin e një numri simbolik të zyrtarëve shtetëror, ushtarak e policor të profilit të lartë, por krime të shumta masovike e monstruoze kanë mbetur plotësisht të pa trajtuara dhe për rrjedhojë kryesit e këtyre krimeve nuk janë ndëshkuar.

Duke qenë së misioni I UNMIK-ut dhe EULEX-it kishin jurisdiksion të plotë për gjykimin e krimeve të luftës, pasi që institucionet e drejtësisë Kosovare shikoheshin me mosbesim lidhur me trajtimin e krimeve të luftës për shkak të mungesës së paanësisë dhe pavarësisë së tyre në gjykimin e këtyre rasteve dhe duke pasur parasysh dështimet sistematike të këtyre misioneve në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës kemi një shkallë të larë të pandeshkueshmërisë së kryesve të krimeve të luftës shqetësim që me arsye e kanë ngritë e e ngrisin kurdoherë viktimat e kërtyre krimeve, shoqëria civile, por edhe nevoja për rrug[tim të Kosovës drejt integrimeve në BE, pa bagayhin e krimeve të luftës.

Me kalimin e viteve kur Misionit të EULEX-it filluan t i ngushtohen kompetencat dhe filloi redukimi kapacitetet e veta njërëzore, sidomos nga viti 2014, ishte e qartë së me përfundimin e këtij misioni, mandate I të cilit po përfundonte, autoritetet kosovare nuk kishin bërë asnjë përgaditje, madje as që kishin vulnet për këtë, për ngritjen e kapaciteteve vendore për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, prandaj institucionet e BE dhe të bashkësisë ndërkombëtere duke e monitoruar sistemin e drejtësisë vendore kanë raportuar në mënyrë sistematike së kapacitetet vendore janë të pamjaftueshme dhe të papërgaditura për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës të kryera në Kosovë.

Kjo po ndodhte për shumë arsye: , mosngritja mungesa e kapaciteteve të nevojshme institucionale locale e të specializuara për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës; mbledhja dhe ruajtja e pamjaftueshme e provave për krimet e luftës; mungesa e vullnetit të institucioneve vendore për bashkëpunim në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës; ndikimet politike ; mungesa e programeve për mbrojtjen e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve; mungesa e resurseve njerëzore dhe shumë shkaqe të tjera bënë që të ngritën shqetësime së Kosova nuk ka kapacitete vendore të mjaftueshme për gjykimin e krimeve të luftëe.

Këto trende ndikuan që Ansambleja parlamentare e Këshillit të Europës në raportin e janarit të vitit 2011 të ngrisë shqetësimet për mosndeshkueshmerinë e krimeve të luftës në kosovë dhe kjo u Përcjell me krijimin e një Task Force speciale hetuese, të ngritur nga Misioni EULEX e cila në muajin korrik të vitit 2014 kishte shpallë rezultatet e hetimit me gjetjet së ka prova të mjaftueshme të cilat do tu m undësonin ngritjen e aktakuzava për krime të luftës dhe krime kundër njerësimit.

Kjo ishte pikënisja për themelin e Gjykatës special apo Dhomave të Specializuara dhe Zyren e Prokurorit të specializuar.

Bazuar në Raportin e ashtu quajtur Raporti I Dik Martit, nga viti 2011 dhe Raportin e Task Forcës nga viti 2014, Presidentja e Kosovës dhe Përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri shkëmbyen letra me të cilat Kosova merr përsipër zotimin për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës. Shkëmbi I këtyre letrave u konsideruar si Marrëveshje ndërkombëtare dhe u Ratifikua nga Parlamenti i Kosovës.

Kështu Kosova mori përgjegjësi ndërkombëtare për themelimin e Gjykatës special dhe në këtë drejtim në gusht të vitit 2015 u miratua Amandamenti 24 I Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me të cilin u hap rruga që përmes ndryshimeve Kushtetuese të miratohet Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyren e Prokuroti të Specializuar.

Edhe pse sipas këtij Ligji Gjykata special shihet si pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, pasi ajo do të punoj dhe do të zbatoj ligjet përkatëse që zbatohen në Kosovë për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, dhe sipas ligjit madje thuhet së këto funksione do të kenë selinë në Kosovë dhe mund të kenë edhe në ndonjë vend tjetër. Në realitet ajo nuk ka asnjë atribut tjetër të gjykatës vendore, sepse selia e saj gjindet jashtë Kosovës, në Holandë, bazuar në një marrëveshje të lidhur në muajin shkurt 2016, në mes të Kosovës dhe Holandës, gjyqtarët e Dhomave të specializuara janë të gjithë gjyqtarë ndërkombëtar, ashtu siç janë edhe Prokuriorët dhe stafi administrative I gjykatës. Pra, thënë sinqerisht, kjo gjykatë nuk ka asgjë kosovare, me përjashtim të referimit të ligjeve vendore procedural e materiale që do të zbatohen gjatë hetimit dhe gjykimit të krimeve të luftës.

Edhe në këtë aspect, kjo gjykatë nuk ngjet në Gjykatat vendore, sepse ajo sipas autorizimev të dhëna me Ligj nga Parlamenti I Kosovës ka autoritet për nxjerrjen e Rregullava të procedures, të cilat siç mund të shihen nga ato rregulla nuk përcaktojnë në mënyrë autonome vetëm veprimtarinë e brendshme të gjykatave, por përcaktojnë edhe rregulla të tjera procedurale që kanë të bëjnë me caktimin e kolegjeve, procedimin e çështjeve, trajtimin e dëshmitarëve, përygjedhjen e mbrojtësve e shumë të tjera që këtë institucion gjyqësor e bëjnë të duket si instiucion ndryshe nga ato vendore.

Për opinionin kosovar, si ate profesional por edhe për shoqërinë në përgjithësi, themelimi I Gjykatës Speciale është shoqëruar me paknaqësi të shumta, si për shkak të themelimit të saj ashtu edhe për jurisdiksionin që i është caktuar për gjykimin e krimeve të supozuara që janë kryer nga UÇK gjatë periudhës 1.01.1998 e deri me 31.12.1999. Ky fakt ka bërë që kjo gjykatë të shikohet me skepticizëm për faktin së do të merret me gjykimin e krimeve të kryera vetëm nga ana e UÇK e jo edhe nga ana e forcave ushtarake, policore e paramilitare të Sërbisë, që kanë qenë shumë më masovike, shumë më monstruoze dhe ky fakt ka shkaktuar pakënaqësi të viktimat e shumta të luftës të komunitetit etnik shqiptar.

Baza tjetër për ta bërë skeptike funksionin e kësaj gjykate është edhe vendosja e saj jashtë territorit të Kosovës, që do të paraqes vështirësi për familjarët e të akuzuarve por edhe viktimave të krimeve të kryera, mungesa e bashkëpinimit të plotë e efikas me autoritet vendore politike e shtetërore, të cilët edhe pse e kanë miratuar ligjin, mund të mos jenë të gatshme për bashkëpunim dhe kjo u pa më së miri me rastin e përpjekjes për shfuqizimin e saj nga subjekte të caktuara nga fundi i vitit 2016.

Mendoj së këto që u thane më lartë paraqesin përgjigje të shkurtër për arsyet e themelimit të Gjykatës special dhe sfidat për funksionimin e saj.

 

Krijimi, në vitin 2015, i Dhomave Speciale dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës (këtu e tutje ‘Gjykata Speciale’) përfaqëson përpjekjen e fundit për të gjykuar një grup të caktuar të krimeve të pretenduara, të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjatë dhe menjëherë pas konfliktit të dhunshëm. Edhepse formalisht është pjesë e sistemit ligjor të Kosovës, Gjykata Speciale gëzon autonomi të plotë nga të gjitha institucionet e Kosovës, është e vendosur jashtë Kosovës, në Hagë, dhe financohet nga Bashkimi Evropian (BE). Juridiksioni i Gjykatës Speciale përfshin hetimin e krimeve të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare, të kryera gjatë dhe menjëherë pas konfliktit në Kosovë. Krimet e supozuara që Gjykata Speciale do të gjykojë janë përmendur në një raport të Këshillit të Evropës (i njohur gjerësisht si Raporti i Martit) dhe fillimisht janë hetuar nga një Task Forcë Speciale Hetuese (TFSH). TFSH ka rekomanduar krijimin e një organizmi të veçantë gjyqësor, të vendosur jashtë Kosovës, për të gjykuar siç duhet krimete