SHPËRNDAJE

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, duket të jetë ndër ministrat e jashtëm të paprecedentë, për nga forma se si i vardiset një burrështetasi, në këtë rast presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mediat serbe shkruajnë se Ministria e Jashtme e Serbisë, bisedën e shkurtër në mes të Trump dhe Dacic, të imponuar nga ky i fundit, në një komunikatë e ka paraqitur si takim. Ndërsa, video e ngarkuar në sajtin e OKB’së e tregon të vërtetën.

Në Serbi, mediat shkruajnë, se me gjasë ky duhet të jetë ndër rastet e rralla, ose të pa ndodhura më parë, kur një zyrtar i lartë i një shteti i kërkon autograf një zyrtari të një shteti tjetër.

Në bazë të videoincizimit shihet se si Dacic i afrohet presidentit amerikan i cili ishte i ulur në mes të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së, Antonio Gutreras dhe ambasadores amerikane në OKB Nicky Haley.

Siç tregon video, Dacic i jep Trumpit një dosje me fotografi. Pas kësaj, duke gjykuar nga gjesti, ai i kërkoi shefit të Shtëpisë së Bardhë të nënshkruaj te fotografitë, dhe Tramp nxjerr nga xhaketa e tij një laps.

Kur shikoi fotot, Tramp vuri gishtin e tij dhe tha, “Unë jam unë”.

Mediat serbe, gjestin e Dacic’it e krahasojnë me adoleshentët që i afrohen yjeve të filmit dhe muzikës për t’u kërkuar autografe.

Thuhet se shefi i diplomacisë serbe kërkoi që Trump të nënshkruante te fotografitë përbashkëta të Dacic’it dhe Tramp’it, të realizuara në nëntor të vitit 2013, kohë kur ai ende nuk ishte zgjedhur President i SHBA’së. Në atë qeveria serbe po përpiqej të fliste me kompaninë e Tramp për të investuar në një hotel luksoz në Beograd, projekt i cili nuk arriti të realizohet kurrë.