SHPËRNDAJE

Pasi sot pritet të përfundojë numërimi i votave me kusht nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, KQZ-ja thotë se sot ose nesër do të dalin rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se pas përfundimit të numërimit të 2 mijë votave me kusht që kanë mbetur, nga 25 mijë gjithsej, pritet që sot ose nesër të dalin rezultatet përfundimtare.

“Sot ose nesër do të dalim me rezultatet përfundimtare. Gjatë ditës do të vendoset nga KQZ-ja dhe për këtë do t’iu njoftojmë me kohë”, ka thënë Elezi.

Deri tani janë numëruar 23 mijë vota me kusht nga 25 mijë gjithsej.