SHPËRNDAJE

Bolonja është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm.

Shpërthimi ka ndodur në autostraden Casalecchio, në Borno Panigale, pranë aeroportit ku ka marrë flakë një autoçisternë me lëndë djegëse.

Si pasojë e shpërthimit një person ka vdekur dhe të paktën 55 persona kanë mbetur të plagosur pasi zjarri përfshiu edhe makinat që po kalonin.

Sipas autoriteteve bëhet me dije se ka shpërthyer një cisternë e mbushur me lëndë djegëse.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit ndërkohë dyshimet paraprake lidhen me një aksident. Raportohet se zjarri ka përfshirë edhe mjete të tjera.