SHPËRNDAJE

I nxehti afrikan nuk është larguar ende nga vendi.

Sipas Prishtina Weather, muaji gusht do të mbyllet me temperatura të larta gjatë ditës, por nga mbrëmja dhe në mëngjes do të jenë të ulëta. I nxehti rikthehet serish në datat 25 deri në fund të muajit.

Ndërsa gjatë muajit shtator temperaturat më të larta do jenë 26 grad Celsius, dhe këto do të zgjasin deri rreth datës 25 shtator, pastaj temperaturat do bien në 17 gradë e më pak duke u shoqëruar edhe me reshje të shumta shiu.