SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i NATO -s, Piers Cazalet tha me rastin e paralajmërimeve për emërimin e Aleksandar Vulinit në postin e ministrit të Mbrojtjes se i mbetet qeverisë serbe që të vendos se cilët ministra do t`i caktojë dhe se pret bashkëpunim të mirë edhe të ardhmen.

“Serbia dhe NATO kanë zhvilluar një partneritet të fortë në bazë të dialogut politik dhe bashkëpunimit praktik. Në vitet e fundit ne kemi bërë progres të konsiderueshëm në këtë fushë,” thuhet në një deklaratë me shkrim të tij.