SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile njofton se po vazhdon punën dhe po mban në monitorim të gjithë vatrat e zjarreve në vend.

Janë konstatuar 12 vatra zjarri këto 24 orët e fundit, më konkretisht në qytetet Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në të gjitha këto vatra, duke bërë të mundur kontrollimin e tyre.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 77 zjarrfikës me 11 automjete, 32 forca vullnetare, efektivë të Policisë së Shtetit si dhe dy helikopterë.

E ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, 128.

Gjendja në12 qarqet:

Qarku Shkodër

Vijon vatra e zjarrit në fshatin Bleran të Shkodrës. Flakët të ndihmuara edhe nga era e fortë kanë prekur edhe fshatin Gajtan. Për shkak të situatës është ndërhyrë edhe nga ajri me anë të helikopterëve. Zjarrfikëset janë duke punuar ende për të shuar zjarrin. Sipas informacionit është djegur një sipërfaqe e madhe me shkurre, ferra dhe pisha.

Në fshatin Lumzi, Pukë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Terreni malor ka detyruar zjarrfikësit të punojnë me mjete rrethanore duke mos mundur të izolojnë plotësisht flakët. Forcat zjarrfikëse kanë monitoruar vatrat e zjarrit gjatë gjithë natës.

Në fshatin Reç, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Shërbimi zjarrfikës për shkak të terrenit malor ka punuar me mjete rrethanore për të shuar flakët. Pas disa orësh punë zjarri është vendosur nën kontroll dhe është shuar. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre.

Në fshatin Lumëardhe, Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe lis. Zjarrfikësit kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe drurë lisi.

Në Koplik rënë zjarr në një sipërfaqe me bimë medicinale. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 1 dynym.

Qarku Fier

Në fshatin Visokë, Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me pisha.

Në fshatin Drizë, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe 20 rrënjë ulliri.

Qarku Elbasan

Në fshatin Tunjë e Re, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, dushk dhe lis. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre, dushk dhe lis.

Në fshatin Grekan, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe pisha.

Qarku Vlorë

Në fshatin Kotë, Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Nga flakët është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre.

Në fshatin Drithas, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe 15 rrënjë ulliri.

Qarku Durrës

Në fshatin Halil, Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pemë frutore. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, si dhe 40 rrënjë ulliri dhe pemë frutore.