SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një pjesë të banorëve të Stambollit ditën e sotme. Një person i nervozuar ka përdorur armë zjarri ndaj disa veturave në një lagje, ndërsa më pas u ngjit në çatinë e një ndërtese.

Policia turke reagoi menjëherë dhe pasi arritën në vendin e ngjarjes, filluan të negocionin me të dyshuarin, i cili kërcënonte me armë nga lart.

Mediat turke raportojnë se kjo situatë ka zgjatur për një kohë të gjatë, ndërsa ende nuk dihet se si ka përfunduar.