SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë akuza të reja në drejtim të krerëve nga Kosova.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës janë duke u shfaqur të hidhëruar dhe nuk dëshirojnë të bisedojnë, por vetëm kërkojnë që Serbia ta njohë Kosovën.

Vuçiq ka thënë se nuk mund të thotë nëse Serbia ka “shumë simpati” në botë në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Por, “pak kush flet” me përfaqësuesit nga Prishtina, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net. Ai ka theksuar se Serbia ka bërë investime të mëdha në Kosovë të cilat nuk ishin bërë me dekada.

“Të gjitha që mund t’i bëjmë është t’u ndihmojmë serbëve në Kosovë. Do të ketë rritje të pagave për ata që punojnë në sistemin serb. Presim përmirësimin e standardit”, u shpreh Vuçiq para gazetarëve serbë në Smederevë.

Vuçiq ka theksuar se është i vetëdijshëm se sa të vështirë e kanë në Kosovë por Serbia sipas tij duhet të rezistojë.