SHPËRNDAJE

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian, Igor Soltes, ka bërë thirrje që Kosova të krijojë raporte të mira me Bashkimin Evropian, raporton .

Ai me këtë rast, ka bërë thirrje që të punohet me rininë e Kosovës, pasi që, siç tha ai, rinia është e ardhmja e Kosovës.

“Dyert mes BE-së dhe vendit tuaj duhet të hapen, për rininë e Kosovës që janë ardhmëria e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ai me këtë rast, ka konsideruar se Kosova duhet të investojë në rininë e Kosovës.

Këto komente Soltes i ka bërë në konferencën ku bashkë me vëzhguesit e tjerë të BE-së, i ka paraqitur të dhënat e gjetura të procesit zgjedhor.