SHPËRNDAJE
Qeveria e re e Kosovës nuk  votohet nesër, por të shtunën.

Burime të lajmi.net brenda koalicionit PANA thonë se Kuvendi konstituohet sot, por Qeveria në krye me Ramush Haradinajn votohet të shtunën.

“Megjithëse ishte paparë të premten, mungesa e disa deputetëve të koalicionit dhe obligimet që të jenë jashtë vendit shtyn votimin e qeverisë për të shtunën”, ka konfirmuar për lajmi.net, Jetlir Zyberaj, këshilltar i presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ai thotë se kjo bëhet për të evituar spekulimet.

Seanca e Kuvendit pritet të rifillojë në orën 14:00 ku do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.