SHPËRNDAJE

Një kompani e kontraktuar nga shteti do të bëjë përmirësimin e një statuje në Moskë të Rusisë, ku është paraqitur zbuluesi i armës AK-47, Mikhail Kalashnikov, pasi skulptori ka bërë një gabim të madh.

Në vend se të vendoset në duart e tij arma të cilën ai vet e zbuloi, skulptori për arsye të panjohura punoi një armë gjermane të ngjashme me kalashnikovin.

Arma që përdorej nga gjermanët nazistë në Luftën e Dytë Botërore, Sturmgewehr 44 (StG 44), ka ngjashmëri shumë të madhe në pamje me kalashnikovin, gjë që edhe mund të ketë qenë shkaku i gabimit.

megjithatë, duke qenë se nazistët ishin armiq të rusëve në Luftën e Dytë, autoritetet janë detyruar që të marrin masa për ta përmirësuar skulpturën e artistit Salavat Shcherbakov.

Një punëtor duke gdhendur lapidarin për ta përmirësuar

Pak kohë pasi monumenti ishte përuruar, dikush vërejti që arma nuk ishte e duhura.

“Do ta përmirësojmë”, tha Scherbakov, teksa shtoi se gabimi mund të ketë ndodhur ‘për shkak të internetit’.

AK-47 ngjan shumë me armën gjermane në pamje, edhe pse në mekanizëm kanë dallime të shumta. Krijuesi i armës, Mikhail Kalashnikov ka vdekur më 2013. Derisa ishte gjallë, ai kishte thënë që është shumë i penduar që ka zbuluar këtë armë dhe se do të donte të kishte zbuluar diçka tjetër.

Arma gjermane Sturmgewehr 44 (StG 44), e ngjashme me Kalashnikovin

Arma kalashnikov thuhet se përdoret për vrasjen e 250 mijë njerëzve në vit dhe është një ndër armët më të përdorura edhe nga terroristët për shkak të fuqisë, efektivitetit dhe pranisë së madhe në treg./metro