SHPËRNDAJE

Blerand Stavileci ka thënë në Rrokum Roll në TV Rrokum se PDK është kampione, sa i përket aderimit të të rinjve në këtë subjekt.

“S’kemi konkurrencë me partitë tjera lidhur me këtë, emrat që na u kanë bashkuar janë emra të njohur, të cilët s’munden me u kontestu”, thotë Stavileci.

Per koalicionin PDK-AAK-NISMA, Stavileci thotë se këto tri parti e kanë në ADN-në e tyre gjenin e vendimmarrjes.

“LDK ka mungese të guximit ne vendimmarrje”, shprehet ai.

Stavileci në vazhdim ka thënë se PDK nuk e ka etiketuar asnjë parti, përkundrazi LDK-ja dhe tjerët kanë fjalor etiketues ndaj PDK-së.

“Ne krahasim me vendin e dytë na shkojmë mbi 20 për qind”, thotë Stavileci.