SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pa përmbushjen e disa kushteve, apo pëlqimin e përfaqësuesve të pakicave etnike në Kosovë nuk do të ketë transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Stoltenberg ka thënë për Blic-in serb se është e rëndësishme që shndërrimi i FSK-së në ushtri të kryhet në përputhje me të gjitha rregullat dhe Kushtetutën, transmeton Klan Kosova.

I pyetur nëse do të kundërshtohet një gjë e tillë , ai tha se janë të fokusuar dhe  në konsultim dhe kontakte të ngushta me Kosovën në këtë pikë.

” E kam shprehur  shqetësimin tim në lidhje me nismat e fundit për krijimin e ushtrisë së Kosovës pa i përmbushur kushtet e nevojshme, në fakt, pa pëlqimin e përfaqësuesve të pakicave etnike në Kosovë. Formimi i ushtrisë duhet të shkojë përmes procesit parlamentar dhe duhet të jetë të në pajtim me Kushtetutën “, tha Stoltenberg.