SHPËRNDAJE

Sipas vlerësimeve të para të vetëqeverisjes lokale, dëmi i shkaktuar nga mini cikloni i cili në natën në mes të martes dhe të mërkurës goditi territorin e Komunës së Ulqinit e tejkalon vlerën prej një milion euro.

Në Sekretariatin për Ekonomi dhe Zhvillim vlerësuan se dëmi i përgjithshëm është 1,245 milion euro.

Mbetet të përcaktohet edhe dëmi i shkaktuar në amvisëri për shkak të problemeve me energji elektrike, kështu që është e sigurt që kjo vlerë do të tejkalohet në mënyrë të konsiderueshme.