SHPËRNDAJE

Një tjetër sulm me thikë ku mbetën 8 persona të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Këtë herë bëhet fjalë për një sulm në qytetin e Surgut, në zonën qendrore të Rusisë.

Sulmi është bërë në rrugë, ndërsa policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka qëlluar për vdekje autorin e dyshuar të këtij sulmi

Sulmi me thikë ndodhi rreth orës 11:20 në kohën lokale.

Pamje nga aksioni i policisë ruse

Autori i këtij sulmi ende nuk është identifikuar nga policia, e cila ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Nuk dihet nëse është një sulm terrorist, apo diçka tjetër.

Pamje nga vendi i ngjarjes