SHPËRNDAJE
French police stand at the scene of a shooting incident near the Notre Dame Cathedral in Paris, France, June 6, 2017. REUTERS/Charles Platiau

Tetë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Francën jugore. Mes të plagosurve ishte edhe një familje e përbërë nga katër anëtarë.

Sulmi ndodhi rreth orës 22:30 me kohën lokale.

Sipas BBC-së, besimtarët braktisën xhaminë Arrahma në Avignon kur dy persona të maskuar u afruan dhe hapën zjarr.

Sipas autoriteteve, autorët e dyshuar të cilët ishin të armatosur me pistoletë dhe armë gjahu kishin mbërritur më një makinë Renault Clio.

Policia ka njoftuar se ky incident nuk po trajtohet i tillë si sulm terrorist.

Nga ky sulm kanë mbetur të lënduar tetë persona, katër prej tyre ishin familjarë përfshirë kështu edhe një 7-vjeçare.