SHPËRNDAJE

Shoferi i furgonit që shkaktoi 13 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur në rrugën kryesore turistike të Barcelonës mund të mos ketë vdekur por të jetë ende gjallë dhe në arrati, bën të ditur policia spanjolle.

Ata janë në kërkim të djaloshit maroken Younes Abouyaaqoub 22 vjeçar, i cili nga mediat spanjolle identifikohet si shoferi i dyshuar.

Dje u raportua se i dyshuari kryesor, 17 vjeçari Moussa Oukabir, si shoferi i furgonit që shkaktoi përplasjen dhe se ky ishte mes 5 të vrarëve nga policia pas sulmit të fundit në Cambrils, në perëndim të Barcelonës.

Por në orët e vona të së premtes shefi i policisë Josep Trapero tha në një prononcim për një televizion lokal se teoria që 17 vjeçari ishte shoferi i furgonit tani është më pak e besueshme Gazeta El Pais tha se ka një besim në rritje se Abuyaaqoub është i dyshuari kryesor.

22 vjeçari Abouyaaqoub, jeton në Ripoll në veri të Spanjës, aty ku janë arrestuar tre persona lidhur me sulmet, ndërsa një i katërt është arrestuar në Alcanar.