SHPËRNDAJE

Katër gra janë larguar nga policia prej një blloku banesash sot në Barking, në lindje të Londrës, ka thënë një fotograf i Reuters në vend të ngjarjes.

Ndërkohë, Policia Metropolitane njoftoi se në total 12 persona janë arrestuar në këtë bllok banesash në lidhje me bllokun, transmeton Express.

Të katër gratë, fytyrat e të cilave ishin të mbuluara teksa ato largoheshin nga ndërtesa, janë shoqëruar nga policia në një furgon të policisë i cili më pas është larguar, ka thënë fotografi.

Shtatë persona u vranë në sulmin e mbrëmshëm në qendër të Londrës, ndërsa 48 të tjerë u plagosën.

Tre sulmuesit e përfshirë në këtë sulm terrorist u vranë nga policia.

Ky është sulmi i tretë në tre muajt e fundit që e ka goditur Britaninë e Madhe./Express/