SHPËRNDAJE

Autoritetet e Ukrainës kanë deklaruar se ka patur një shpërthim në kompleksin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu policia ka bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth mesnatës dhe fatmirësisht nuk është lënduar asnjë person.

“Hetuesit kanë zbuluar se një person i panjohur ka hedhur pajisje shpërthyese në bazën e misionit diplomatik”, shkruhet në një deklaratë të policisë së Ukrainës, ndërkohë ambasada amerikane ende nuk e ka komentuar ngjarjen.