SHPËRNDAJE

Njërit nga tre sulmuesit, të cilët vranë shtatë persona në Londër iu ishte refuzuar kërkesa për azil në Britani, por ka mbetur në këtë shtet duke iu falënderuar lejes për qëndrim në BE, të cilën e kishte fituar në Irlandë, njoftoi televizioni shtetëror irlandez RTE.

Policia britanike publikoi emrat e tre sulmuesve nga Londra, në mesin e të cilëve është edhe Rashid Reduan (30) nga Londra lindore, i cili ka konfirmuar se ka origjinë marokene dhe libiane, shkruan Reuters.