16 C
Pristina
E premte, 15 Nëntor, 2019
Ballina BALLINA Tahiri refuzon të raportoj në Komision për çështjen e rekrutimit të noterëve

Tahiri refuzon të raportoj në Komision për çështjen e rekrutimit të noterëve

SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk do të marr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, për të raportuar për rekrutimin e noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave

Kështu ka thënë në një postim të tij në rrjetin social Facebook, vet ministri Tahiri duke treguar dhe arsyet e mos pjesëmarrjes së tij.

Tahiri tha se agjenda e paraparë në këtë takim, nuk përkon me tema që lidhin përgjegjësitë e tyre institucionale.

“Për korrektësinë që duhet të karakterizojë sferën institucionale dhe përgjegjësitë e gjithsecilit prej nesh, dëshiroj të sqaroj se sot nuk do të marr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, për arsyet që i kam shpjeguar Kryetares së Komisionit, deputetes Albulena Haxhiu në letrën që i kam dërguar ditën e premte. Agjenda e paraparë në këtë takim, nuk përkon me tema që lidhin përgjegjësitë tona institucionale dhe në rastin më të mirë, përkon me tema që tashmë janë adresuar. Si e tillë, pikat për të cilat jam ftuar të raportoj, në mesin e tyre, provimi i Noterisë që ende s’ka përfunduar, përbëjnë një mundësi që çështjet e menaxhimit profesional, të bazuara në ligj dhe të pavarura nga politika, t’i shërbejnë akterëve politik për politizimin e tyre, gjë të cilës unë si Ministër i Drejtësisë, nuk do t’i kontribuoj”, ka thënë Tahiri.