SHPËRNDAJE

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan të enjten më 28 shtator do të takohet në darkë me Presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin, i cili do të zhvilloj një vizitë në Turqi.

Presidenti Erdogan mori pjesë në “Forumin Global të Biznesit të Bloomberg-ut” të organizuar nga Përfaqësuesi Special i OKB-së për Qytete dhe Ndryshime Klimaterike, Michael Bloomberg ku iu përgjigj pyetjeve.

Duke e bërë të ditur se të hënë realizoi një bisedë telefonike me Presidentin Putin, Erdogan tha se “Të enjten do të hamë një darë së bashku gjatë së cilës do të bisedojmë në lidhje me zhvillimet në Siri”.

Erdogan dhe Putin krahas zhvillimeve në Siri do të bisedojnë edhe në lidhje me sistemin e mbrojtjes ajrore të tipit S-400 të cilin Turqia do ta blejë nga Rusia.

Kreu i shtetit turk me Presidentin Putin për herë të fundit u takua më 8 korrik në Gjermani në kuadër të punimeve të samitit të G-20-ës.

Gjatë bisedës së zhvilluar në Gjermani, që zgjati afërisht 1 orë, të dy liderët diskutuan në lidhje me zhvillimet në Siri dhe Irak