SHPËRNDAJE

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpërtheu në një shtëpi dykatëshe në Kinën lindore, njoftojnë mediat shtetërore.

Raportohet se si rezultat i këtij incidenti tre persona tjerë kanë pësuar djegie, raporton KTV.

Autoritetet njoftuan se zjarri filloi rreth orës katër të mëngjesit. Ende nuk dihet se sa njerëz jetonin në ndërtesën e kapluar nga flakët.

Ndërkohë, një hetim është duke u zhvilluar për të gjetur shkakun e djegies së ndërtesës.

Incidentet e tilla janë të shpeshta në Kinë, posaçërisht në fabrika, pasi kushtet e sigurisë janë të brishta.