SHPËRNDAJE

Veriu i Shqipërisë dhe një pjesë e jugut të Kosovës janë përballur sot me një termet që ka arritur shkallen e rihterit deri në 4.4, në epiqendër.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë Fushë Arrëza në Shqipëri.

Tërmeti është ndjerë fortë edhe në dy zona të Kosovës, në Prizren dhe Dragash, që ndodhen jo shumë larg me kilometra, nga epiqendra e këtij tërmeti.

Tërmeti, sipas faqes të specializuar për tërmete All Quakes – EMSC, është ndjerë në ora 15:37.

Nuk raportohet ende nëse kanë shkaktuar ndonjë dëm këto dridhje tërmeti në Kosovë e Shqipëri.