SHPËRNDAJE

Një tërmet me magnitudë 4.0 që ka ndodhur në ishullin Ischia të Italisë ka lënë të paktën një të vdekur dhe 25 të tjerë të plagosur.

Mediat italiane raportonë se deri në 10 persona të tjerë janë të pagjetur pasi ndërtesat në qytetin Casamicciola u shembën.

Ishulli jashtë brigjeve të Napolit ka një popullsi prej rreth 50.000 dhe është shumë I frekuentuar nga turistët.

Raportet lokale thonë se një spital është evakuuar dhe punëtorët e emergjencës po përpiqen të lirojnë njerëzit nga strukturat e shkatërruara, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.