SHPËRNDAJE

Një qen ka marrë epitetin e heroit pasi ka marrë pjesë në kërkimin e të mbijetuarve pas tërmetit shkatërrues që goditi Meksikën.

Qeni me emrin Frida, që punon për autoritetet shtetërore, ka bërë kërkime nëpër rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, duke bërë që disa njerëz të shpëtojnë pasi u gjetën nga qeni. Sipas policisë, përgjatë karrierës së tij, ka shpëtuar 52 jetë njerëzish nëpër katastrofa të ndryshme natyrore.

Fridën e ka nderuar edhe Presidenti Angel Pena Nieto, që ka shkruar në Tëitter duke lavdëruar punën e kafshës. Mediat raportojnë se qeni ka pajisje speciale që e mbrojnë nga tymi dhe gjërat e forta.

Meksika, posaçërisht kryeqyteti, Meksiko City, është goditur nga tërmeti prej 7.1 ballësh Rihter ditë më parë.