SHPËRNDAJE
Pasditen e sotme një furgon goditi njerëzit në Barcelonë. Numri i të vdekurve ka arritur në 13 persona ndërsa dhjetëra të tjerë janë  lënduar.
Policia spanjolle ka deklaruar se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Zona e La Ramblas është evakuuar. Terroristët po mbajnë një numër pengjesh në një restorant turk.

 

Terrorizmi godet Barcelonën, të paktën katër të vdekur dhe 60 të plagosur (Foto-Video)

Të paktën katër persona të vdekur dhe 60 të tjerë të plagosur janë regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Barcelonë, kur një furgon është përplasur me këmbësorët në një zonë turistike.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë publikuar foto dhe video nga momenti i tmerrit, ndërsa atje shkuan automjetet e emergjencës, pas përplasjes së ndodhur në sheshin ikonë “Las Ramblas” të frekuentuar shumë nga turistët.

Autoritetet konfirmojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist në kryeqendrën e Katalunjës.

Linjat e metrosë u mbyllën menjëherë, sikurse edhe dyqanet përreth zonës, ndërsa këmbësorët vraponin nga të katër anët në kërkim të strehimeve të sigurta, teksa policia zbarkoi me forca të shumta në zonë.

Dëshmi nga vendngjarja tregojnë se një furgon u drejtua përmes turmës së këmbësorëve, në momentin që ata kalonin nga njëri trotuar në tjetrin. Policia konfimoi përplasjen “masive”, por dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Gazeta “El Pais” njofton se drejtuesi i mjetit është larguar në këmbë pasi përplasi dhjetëra këmbësorë, ndërsa raporte të tjera thonë se dy persona të armatosur kanë hyrë në një restorant pas ngjarjes së mëparshme.

Edhe pse detajet e incidentit nuk janë momentalisht të qarta, përdorimi i automjeteve për të shkaktuar panik dhe viktima në vendet e BE-së është përdorur që nga korriku i vitit 2016, në një seri sulmesh terroriste nga militantë islamikë, duke vrarë mbi 100 persona në Nice, Berlin, Londër dhe Stockholm.

Javët e fundit, grafite kërcënuese ndaj turistëve janë parë në Barcelonë, aty ku shkojnë të paktën 11 milionë turistë në vit. Në një video të publikuar nën sloganin “turizmi vret fqinjësinë”, disa individë kanë ndaluar një autobus me turistë në Barcelonë, duke shpuar gomat dhe duke vizatuar me spraj nëpër xhamat e tij.