SHPËRNDAJE

Sot, në ditën e tretë të regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, janë regjistruar 23 deputetë.

Numri i deputetëve të regjistruar, gjithsej ka arritur në 112.

Regjistrimi i deputetëve, të cilët nuk kanë janë paraqitur për regjistrim, do të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

Me këtë rast, edhe deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, Liburin Aliu, Shqipe Pantina dhe Faton Topalli, të cilët nuk e kanë bërë regjistrimin si deputet, do ta bëjnë javën e ardhshme.

Këtë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti, përmes një postimi në Facebook.

Regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit.

Regjistrimi i deputetit është një veprim administrativ për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për administratën e Kuvendit ku përfshihen: kopja e kartelës bankare, kopja e letërnjoftimit, adresa e vendbanimit dhe CV’ja.

Këto dokumente mund të dorëzohen në Administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshatshme për deputetin.

Regjistrimi i deputetit nga administrata e Kuvendit para seancës konstituive bëhet me qëllim të lehtësimit teknik (regjistrimi në holl të kuvendit).

Deputetët z. Albin Kurti, z. Liburn Aliu, znj. Shqipe Pantina dhe z. Faton Topalli do ta bëjnë regjistrimin e nevojshëm javën e ardhshme para seancës konstituive dhe kjo nuk paraqet asnjë pengesë procedurale.

Andaj lëshimi i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin e deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit.