SHPËRNDAJE

Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputete, Teuta Haxhiu, ka theksuar se ajo, pas gjithë sfidave të cilat i ka kaluar në mbrojtje të interesit të qytetarëve, sot kërkon besimin e tyre për t’i përfaqësuar ata në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se “ne së bashku besuam në vizionin e liderit tonë Ramush Haradinaj, besuam në të drejtën e popullit tonë dhe ëndërruam një ditë më të mirë”, duke shtuar se “ne së bashku ndaluam faljen e mijëra hektarëve të territorit të Republikës së Kosovës dhe krijimin e një republike serbe brenda Republikës së Kosovës”.

“Sot së bashku duke votuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit, votojmë Ramush Haradinaj për kryeministër të Republikës së Kosovës. Ka ardhë koha që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër i Kosovës dhe së bashku ta bëjmë Kosovën më të mirë, një vend siç e duam të gjithë. Sot kërkoj besimin tuaj që të ju përfaqësoj në Parlamentin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, Haradinaj i ka dhënë besimin që të jetë deputete e AAK-së edhe për një mandat.

“Besimin që më keni dhënë çdo herë e më shumë më keni fuqizuar që të ju përfaqësoj në çdo kohë, me dinjitet, duke qenë zëri juaj brenda Parlamentit të Kosovës. Duke votuar AAK dhe numrin 12, dhe mua si deputete numër 12, vota juaj do të jetë përgjegjësi për ne. Unë, Teuta Haxhiu do të jem zëri juaj në Parlamentin e Republikës së Kosovës”, ka shtuar ajo.