SHPËRNDAJE
Deputetja e Lidhjes Demokratiket të Kosovës, Teuta Rugova pas vendimit që ka marr për ta mbështetur Ramush Haradinaj për kryeministër, ka ftuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe LDK.

Ajo me anë të një  njoftim në facebook ku dhënë arsyet se përse ka vendosur që ta mbështesë Haradinajn ka kërkuar që edhe LDK ta mbështesë një qeveri të gjerë e stabile, që sipas saj, po kërkohet dhe nga miqtë ndërkombëtar.

“Unë kërkoj nga strukturat udhëheqëse të LDK-së, që në Qeverinë e gjerë dhe stabile që po kërkohet nga miqtë tanë të përhershëm, SHBA-të dhe BE-ja, në marrëveshjen e koalicionit, para ndarjes së përgjegjësive qeveritare të vendosen prioritetet për qytetarët e Kosovës, e që janë: formimi i ushtrisë, zgjidhja e problemit të demarkacionit që do të rezultonte me liberalizim vizash, reforma zgjedhore dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ajo ndër të tjera në  facebook, përcjell lajmi.net.

Teuta Rugova e cila është bija e ish-presidentit Ibrahim Rugova, vendimin për ta mbështetur Haradinajn për kryeministër e ka arsyetuar me faktin se familja Rugova dhe Ramush Haradinaj kanë një lidhje dhe bashkëpunim të madh mes vete që nga viti 2014, kur në atë kohë presidenti Ibrahim Rugova i kishte dhënë postin e kryeministrit Ramush Haradinaj