SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar për një vizitë në Itali.

Ai ka zhvilluar shumë takime me arbreshët e Italisë, kurse sot ka bërë homazhe te varri i Jeronim De Radës, transmeton lajmi.net

Thaçi në facebook ka shkruar se arbreshët i kanë dhënë kuptim Rilindes Kombëtare.

“Arbëreshët i kanë dhënë kuptim Rilindjes Kombëtare, në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada.Sot, bëra homazhe të varri i De Radës dhe vizitova shtëpinë e tij në Maqi, ku takova edhe komunitetin arbëresh dhe Shoqatën Kulturore “Jeronim De Rada”, ka shkruar Thaçi në facebook.

“Sheshi i Maqit vlonte prej gjallërisë dhe të folurës arbërishte.Për kontributin e shquar kulturor, shoqatën “Jeronim De Rada” e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave”, ka thënë ai.