SHPËRNDAJE

Takimi i dy presidentëve në Bruksel ka ngjallur reagime të përziera në Kosovë në mesin e partive politike, por edhe në mesin e analistëve dhe njohësve të çështjeve juridike. Disa thonë se presidenti Thaçi po përdor postin e tij për të marrë merita, të tjerë thonë se presidenti është personi aktual për të biseduar me Serbinë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq në takimin e tyre joformal dje në Bruksel, të ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, janë pajtuar që të dyja shtetet të nisin një fazë të re të dialogut me synim normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Sipas presidentit Thaçi, takimi me presidentin serb Vuciq ishte fokusuar në domosdoshmërinë e hapjes së një faze të re të dialogut, që do të çonin drejt një normalizimi të plotë dhe pajtimi në mes shteteve tona dhe popujve tanë.