SHPËRNDAJE
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve.

“Jemi dy shtete te pavarura dhe sovrane, por kemi nevojë për ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe njohjen mes dy shteteve… Kosova ka besim të madh tek zonja Mogherini… por edhe tek SHBA-të”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, sot me Vuçiqin ka ndodhur një komunikim më normal se përpara, por kërkohet një marrëveshje përfundimtare – marrëveshje për paqen dhe stabilitetin për tërë rajonin e ‘Ballkanit Perëndimore.

“Kosova do te ketë një ekip uniteti për fazën e ardhshme të dialogut”, ka paralajmëruar tutje presidenti i Kosovës, duke shtuar se Kosova pret qe dialogu të jetë më substancial në javët e ardhshme.

“Marrëveshja përfundimtare duhet e miratohet me një deklarim përfundimtar të qytetarëve të Kosovës…”, tha tutje Thaçi.

Sa i përket qëndrimeve në Serbi rreth dialogut të brendshëm për Kosovë, presidenti Thaçi ka thënë se ai nuk i komenton zhvillimet atje, por se Kosova është vend sovran dhe i pavarur me territorin e vet, dhe kjo është e panegociueshme.