SHPËRNDAJE

Presidenti Hashim Thaçi bën të ditur se nesër do të udhëtoj në Bruksel ku do të takohet me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini dhe presidentin serb Aleksander Vuçiq.

\”Nesër të Bruskel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me zonjën Mogerini dhe presidentin e Serbisë, do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synojmë të arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit\”, ka njoftuar Thaçi përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, ky është vetëm takimi fillestar në këtë fazë të re të dialogut, që dëshmon përkushtimin për normalizimin e plotë të marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, që është kriter kyç për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

\”Duke marrë në kosideratë detyrat e shumta që i presin institucionet e reja që duhet të krijohen pa humbur kohë, ftoj për untitet të gjitha partitë politike dhe institucionet e Republikës së Kosovës në të gjitha çështjet e interesit shtetëror\”, ka shkruar Thaçi.

Sipas tij, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pikërisht një çështje prioritare e interesit shtetëror.

\”Prandaj unë do të punoj me këmbëngulje që të jemi të bashkuar si institucione shtetërore dhe parti poltike parlamentare pa përjashtim\”, shkruan më tej presidenti Thaçi.