SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do jetë pjesë e seancës së radhës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York.

Ai gjatë vizitës së tij, do të ketë një takim të shkurtër edhe me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump.

Presidenti me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka njoftuar se pjesë e delegacionit të Kosovës është edhe Zëvendëskryeministri, njëherit Ministri i jashtëm i vendit Behgjet Pacolli.

Raportohet po ashtu se Thaçi i shoqëruar nga Zonja e parë, Lumnije Thaçi, do të pritet në margjinat e Asamblesë së OKB-së nga çifti presidencial i SHBA-ve Donald Trump dhe Zonja e parë e SHBA-ve Melania Trump.