SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë dhënë gazetës serbë “Tanjug”, ka folur edhe për kryerësit e gjenocidit në Kosovë.

Thaçi duke folur për Gjykatën Speciale, duke thëne se Kosova i ka kryer obligimet e saj kushtetuese dhe ligjore.

Sipas tij, pasi që Kosova e ka përmbushur këtë obligim, tani shteti ynë do ta vëzhgojë Serbinë, pasi që siç ka thënë Thaçi, në Serbi kryerësit e gjenocidit në Kosovë vazhdojnë të jenë të lirë e të punojnë nëpër institucione shtetërore.

“Themelimin e kësaj gjykate e sheh si përparësi për t’i vënë pikë paragjykimeve, e ne si politikanë nuk duhet të përzihemi në këto çështje që kanë të bëjnë me drejtësi. Edhe në do ta vëzhgojmë Beogradin se si do të merret me dhjetëra e dhjetëra kriminelë të luftës, të cilët kanë marrë pjesë ne gjenocidin në Kosovë dhe të cilët gjenden në liri, janë të lirë nëpër institucionet kryesore të Serbisë. Sepse, ne e dimë që kryesit e krimeve në Drenicë, Dukagjin, Pejë, Izbicë, Reçak janë të lirë dhe gjenden në institucionet në Beograd”, ka thënë ai.