SHPËRNDAJE

Pas shpërthimit të zjarreve në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci, presidenti Thaçi u ka ofruar këtyre shteteve ndihmë shtetërore me ekipet e FSK-së për menaxhimin e zjarreve. Kjo gatishmëri shtetërore e Kosovës për t’u dalë në ndihmë këtyre shteteve mike, autoriteteve përkatëse u është përcjellë përmes ambasadave të Kosovës.

Këtë gjë e kanë konfirmuar edhe vetë kabineti i presidentit Thaçi.

“Po, presidenti Thaçi, pas koordinimit me komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme me zjarret që kanë përfshirë shtetet mike, konkretisht Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kroacinë, përmes ambasadave tona ka shprehur gatishmërinë që t’u ofrojë ndihmën e ekipeve profesionale të FSK-së për menaxhimin e zjarreve, nëse ato kanë nevojë për mbështetje shtesë”, ka konfirmuar këshilltari politik i presidentit Thaçi, Bislim Zyrapi.

Njësia i Emergjencave e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë shumë mirënjohje ndërkombëtare për reagime të shpejta dhe profesionale. Ajo vlerësohet si njëra prej njësive më të përgatitura në Kosovë dhe rajon.