SHPËRNDAJE

ME VOTËN TUAJ DO TË JETËSOHET AMANETI I DËSHMORËVE

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Luginës së Preshevës dhe ju bashkatdhetarë.

Sonte pas mesnate zyrtarisht përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit. Andaj, edhe një herë po e marr guximin të ju drejtohem dhe ta kërkoj përkrahjen dhe votën tuaj, për të cilën do të punoj dhe me të cilën do ti shpëtojmë qytetarët e Kosovës, Luginës së Preshevës dhe diasporën tonë shqiptare.

Ma besoni votën dhe do të jem shërbëtori i juaj sa herë që do të keni nevojë për mua. Do të jem krahu i juaj i djathtë për ta luftuar të keqën dhe që bashkërisht të punojmë për të mirën e shtetit.

Duke ma besuar votën mua dhe Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës në krye me liderin Haradinaj, do të thotë qe jeni kundër pazareve me Serbinë dhe me pasardhësit e Millosheviqit.

Me votën tuaj do filloi të jetësohet amaneti i dëshmorëve për liri dhe pavarësi. Ju betohem se nuk ka mundësi të dytë për 100% shtet, andaj me 6 tetor tregojeni vetën dhe na besoni votën për të qeverisur me vendin.

Me votën tuaj, diaspora jonë shqiptare do të jetë më afër atdheut dhe askush nuk do të ketë mundësi të luaj me djersen e tyre.
Me Respekt
Granit shala
#119 ✔️
#1 ✔️
#66 ✔️