SHPËRNDAJE

Hekurudhat e Kosovës janë në prag të kolapsit ekonomik për shkak të gjendjes jo të mirë financiare.

Ato kanë ndalur se operuari që 15 ditë për shkak të krizës.

Parashkimin e krizës e pati paralajmëruar edhe Zyra Kombëtare e Auditmit.

Në raportin për “Tranikos”, ZKA ka dhënë kritika në drejtim të menaxhmentit për planifikim jo të mirë në të hyra dhe menaxhimin jo të duhur të ndërmarrjes, shkruan Indeksonline.

Trainkos nga transporti i mallrave kishte realizuar vetëm 589,146€ të hyra, që në raport me buxhetin e rishikuar për këtë lloj të të hyrave janë realizuar vetëm 66%. Krahasuar me vitin e kaluar ndërmarrja është përballur me një ulje në realizimin e të hyrave për 66%.

Po ashtu, sipas këtij raporti, ndërmarrja ka operuar me humbje në vlerë prej më shumë se 1 milion euro, saktësisht 1,186,710 €.

“Në këtë rezultat financiar, si dhe në veprimtarinë e ndërmarrjes në tërësi, ndikim të rëndësishëm kishin disa arsye, e që më të rëndësishmet janë: transporti i mallrave si aktiviteti më i rëndësishëm i kompanisë këtë vit kishte rënie të vazhdueshme, mos mbulimi i tërësishëm i humbjeve nga transporti i udhëtarëve për linjat e aprovuara nga Ministria e Infrastrukturës për vitin 2016, dhe gjendja e mjeteve lëvizëse të vjetruara” thuhet në arsyejet e cekura për gjendjen jo të mirë të ndërmarrjes, shkruan Indeksonline.

Po ashtu, për dallim të realizimit të ulët në mallra dhe shërbime, kjo ndërmarrje ka ritur buxhetin për paga dhe mëditje për 83.794€ , si rezultat të rekrutimeve të reja që kanë ndodhur në vitin e fundit.

Shpenzimi i buxhetit për kategorinë Mallra dhe Shërbime në raport me planifikimin ishte 20%. Ky realizim i ulët ka ndodhur si pasojë e gjendjes jo të mirë financiare.

Në anën tjetër, kryeshefi ekzekutiv i INFRAKOS-it, Agron Thaçi, ka thënë se kompania TRAINKO në pamundësi për t’i mbajtur dhe operuar trenat dhe mjetet lëvizëse në mungesë deri te karburanti si material elementar është detyruar ti ndërpresë trenat dhe kjo ka ndodhë në fillim të muajit gusht.

Sipas Thaçit dalja nga kjo krizë është që Qeveria e Kosovës t’i paguajë sipas marrëveshjeve paraprake 1.8 milionë euro për INFRAKOS-in, si dhe mbi 1 milion euro për TRAINKOS-in.

Nëse kjo shumë nuk paguhet, atëherë kjo kompani rrezikon të mos operojë më.

Qytetarët të cilët udhëtojnë me tren nga disa vende si Drenas, Pejë, janë shprehur të shqetësuar për shkak të ndaljes se trenave.

Ata thonë se me tren udhëtimi ka qenë më i lirë dhe u kanë bërë ballë shpenzimeve, ndërsa që dy javë kanë mbetur pa këtë lloj transporti.

Njohës të hekurdhuave e kanë quajtur hendikep të madh nëse kjo kompani falimenton dhe nuk ka operim të trenave më.